Presidenti Ilir Meta në një postim në facebook pas tubimit qytetar në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" shkruan se populli shqiptar foli qartë.

Meta thotë se uragani kuqezi është në mbrojtje të Kushtetutës!

"SHQIPËRIA është e jona! Zoti e bekoftë ATDHEUN tonë të dashur" shkruan Meta teksa falenderon të gjithë qytetarët brenda Shqipërisë por edhe jashtë saj që ju përgjigjën thirrjes së tij dhe mbushën sheshin.

Për gati 2 orë mijëra qytetarë mbushën bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në një tubim paqësor të thirrur nga presidenti Ilir Meta në mbrojtje të Kushtetutës.

Mes brohorimave të mijëra mbështetësve Presidenti Ilir Meta firmosi dekretin që kthen në Kuvend ligjin për betimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa paralajmëroi se nëse nuk ka reagim nga maxhoranca për dekretin që firmosi sot atëherë më 15 mars dekreton shpërndarjen e parlamentit në mes të Kuvendit.

/Ora News.tv/