Presidenti Ilir Meta e konsideron veprim të mençur të udhëheqësve politikë shqiptar në Mal të Zi pas arritjes së një marrëveshjeje për koalicion të përbashkët parazgjedhor për zgjedhjet lokale të 3 marsit në Komunën e Tuzit.

Komuna e Tuzit është krijuar pas shumë vitesh nga qeveria malazeze edhe me kërkesë së Tiranës zyrtare.

Reagimi i Metës: " E përshëndes vendimin e mençur të udhëheqësve të subjekteve politike shqiptare në Malin e Zi për arritjen e marrëveshjes për formimin e një koalicioni të përbashkët parazgjedhor për zgjedhjet lokale të 3 marsit në Komunën e Tuzit.

Duke u uruar suksese në këtë garë elektorale, jam besimplotë se kjo marrëveshje është një hap në drejtimin e duhur për fitoren dhe drejtimin e Komunës së Tuzit përmes bashkëpunimit por edhe bashkëjetesës shembullore me malazezët dhe me të gjithë grupimet e tjera etnike".

Vendimi vjen fill pas vizitës se Presidentit Meta ne Mal të Zi ku takoi drejtuesit e partive politike shqiptare dhe u beri thirrje te bashkoheshin per te fituar komunën e Tuzit.

/Ora News.tv/