Presidenti, Ilir Meta, nuk ka preferuar të komentojë as takimet me Ambasadorët e BE-së dhe as vendimin e Këshillit të Europës për anulimin e vëzhguesve.

Meta tha se nuk ndalon askënd dhe nuk i kërkon askujt të vëzhgojë proces votimesh të dielën.

Pyetje: Pak më parë patët një takim me ambasadorët e Kuintit, përfshirë Sorecën. Cili ishte qëndrimi i tyre pasi dje Ambasada britanike dhe e SHBA kanë dërguar shkresë në KQZ për regjistrimin e vëzhguesve të zgjedhjeve të 30 qershorit dhe jo ato të 13 tetorit.

Meta: Nuk ndaloj askënd dhe nuk i kërkoj askujt që të vëzhgojë proces votimesh ditën e dielë apo kurdo ata e çmojnë të arsyeshme sepse është e drejtë e tyre. Unë thjesht kam bërë të qartë pozicionin ligjor për zgjedhjet e ardhshme që do të jenë me 13 tetor. Si ti them unë dikujt mos rri ti se mërzitem unë. Ne shqiptarët jemi mikpritësa. 30 qershori është një ditë e mirë dhe jemi dhe në pikun e sezonit turistik. Nuk duhet ta humbasim jo vetëm të dielën por edhe në muajt e ardhshëm pasi jo pak dëme i kanë ardhur ekonomisë tonë. Secili bën vlerësimin e tij dhe detyrën e tij. Unë e kam bërë dhe bëj detyrën time në emër të Presidentit të Republikës së Shqipërisë para qytetarëve shqiptarë.

Meta tha se qëndrimi i tij ka qenë dhe është tepër i qartë. Në Shqipëri me 30 qershor nuk ka zgjedhje shtetërore dhe ligjore.

Meta: Ka një këmbëngulje deri tani por shpresoj të ketë reflektim.Një nga pretendimet ka qenë se nuk është caktuar një datë e re zgjedhjesh. Duke synuar të dekurajoja përshkallëzimin e konfliktit dhe tensionin, çdo ditë që kalonte drejt 30 qershorit rrezikonim të kishim një konflikt edhe më serioz. Kam që në 10 qershor që kam pritur në radhë të parë kryeminsitrin për të diskutuar për të gjithë mundësitë që duhet tu jepnim të gjithë partive të opozitës për të organizuar zgjedhje gjithëpërfshirëse. 

Ju i dini reagimet e tij, unë nuk e kam humbur dhe nuk kam ndërmend të humbas qetësinë. Nuk jam këtu për të plotësuar tekat e opozitës por për të bërë maksimumin që të evitoj një konflikt jo vetëm institucional por edhe shoqëror dhe komunitar. I kam kërkuar zyrtarisht dhe formalisht kryeministrit një takim dhe përfaqësuesve të opozitës. Deri tani për të marrë vendimin për një datë të re ka qenë mungesa e një reagimi konstruktiv dhe bashkëpunues nga kryeministri.Kam qenë ui gatshëm në çdo kohë për të biseduar. Për mua nuk ka gjë më të rëndësishme se stabiliteti, kredencialet e demokracisë.

Meta: Unë di të ndaj Republiken me Moniken

Presidenti iu përgjigj edhe akuzave të Ramës për konflikt interesi, duke deklaruar se di të ndajë Republikën nga Monikën.

Ilir Meta: Më vjen shumë keq për reagimin e tij por në asnjë moment nuk do humbas qetësinë. Unë nuk e kam për turp që jam burri i Monikës. Ai e di më mirë se kushdo që detyrat që kam pasur di të ndajë anën shoqërore e familjare me anën institucionale. Për mua tjetër gjë është Republike dhe tjetër Monika. Dua ti bëj të qartë se agjenda ime është agjenda e presidentit të Republikës, vend anëtar i NATO-s, që të dielën që vjen nuk do të dalë nga rruga europiane. 

Agjenda ime nuk është as agjenda të gjithë pushtetin sovjetëve, as axhenda Rama ik e Lulit Monës dhe Doktorit. Agjenda ime në raport me kryeministrin është e thjeshtë: Reflekto. Ashtu sikur unë jam në gjëndje të bëj dallimin mes atij dhe Monikës edhe atij i kam kërkuar që duhet të bëjë dallimin mjaft të rëndësishëm mes atij si kryeministër i të gjithë shqiptarëve dhe kryetar i PS-së. Është edhe kryeministër i atyre që protestojnë. Janë taksapagues të kësaj republike, të këtij shteti, të kësaj qeverie.

/Ora News.tv/