Presidenti Ilir Meta akuzon kryeministrin Edi Rama se po luan lojën e shefave të vet në Serbi e vende të tjera që bëjnë lojrat e UDB-së duke përçarë udhëheqësit e Kosovës. Me një ton të fortë Meta i bëri thirrje Ramës të mos provokojë më Ramush Haradinajn se mund ta marrë përgjigjen nga Shqipëria. 

Në të gjithë fjalën e tij Meta nuk iu drejtua kryeministrit në emër por si "gruaja e Bilalit"

Ilir Meta: “ Ndoqa dhe sot lojrat e tij duke mbajtur gjoja anën e Albin Kurtit, kundër Ramush Haradinajt, lojën e kësaj më fal se thashë të këtij. Unë duhet ti them që gruaja e Bilalit e ka kaluar me kohë vijën e kuqe edhe në raport me cështjet ndërkombëtare jo vetëm me Kushtetutën. Po e provokon më shumë sec duhet Ramush Haradinaj sepse ishte kjo sharlatane që doli e përkrahu taksën 100 %. Gruaja e Bilalit e përkrahu e para. Më keni parë ndonjëherë mua të them po ose jo, mua as më pyeti as e këshillova Haradinaj. Gruaja e Bilalit vrapo gjithandej, thoshte që bëri shumë mirë, pastaj kur i thanë gruas së Bilalit ke një fotografi në kundërshtim me ligjet filloi të merret me Ramushin. Nuk ka nevojë as zoti Kurti askush tjetër në Kosovë për të marrë mend nga gruaja e Bilalit.”

Dhe i them që të mos e provokojë më Ramush Haradinaj. Se Ramush Haradinaj, është çfarë është, si politikan mund të ketë 500 probleme, si kryetar partie, si ish kryeministër por Ramush Haradinaj për të gjithë shqiptarët në të gjithë botën është hero i gjallë, ndërsa Gruaja e Bilalit për të gjithë shqiptarët kudo është turpi i turpit. Të mos merret më me familjen e Ramush Haradinajt dhe me figurën e tij, sepse Ramush Haradinaj në oborrin e familjes së vet ka gati 40 varre dhe cdo ditë që del nga shtëpia u thotë mirëmëngjes 40 vëllezërve e kushërinjve që kanë dhënë jetën për çlirimin e pavarësinë e Kosovës. Të mos e provokojë më atë për llogari të shefave të vet në Serbi e vende të tjera që bëjnë lojrat e UDB-së se mund ta marrë përgjigjen nga Shqipëria. Ne nuk mund të pranojmë lojra të tilla, përcarëse të qëllimshme e provokuese si këto lojra që bën Gruaja e Bilalit. Udhëheqësit e Kosovës kanë përgjegjësitë e tyre. Populli i Kosovës i ka zgjedhur ne kemi detyrë ti mbështesim, ti zgjidhim në bashkëpunim problemet e tyre. Nuk kemi detyrë ti përcajmë e poshtërojmë për llogari të armiqve historikë të kombit tonë." 

Reagimi i Presidentit Ilir Meta erdhi pas deklaratës së sotme të Kryeministrit Edi Rama i cili duke u bërë pjesë e debatit të brendshëm politik në Kosovë i doli në krah homologut të tij kosovar Albin Kurtit dhe duke sulmuar ashpër parardhësin e tij Ramush Haradinaj.

Esat Pasha tradhetari pa varr ne Shqiperi

Meta gjithashtu i kujtoi Ramës dhe fatin e Esat Pashë Toptanit, tradhëtarit pa varr në Shqipëri.

Ilir Meta: Janë bërë 100 vjet që shqiptarët janë ndarë nga Esat Pashë tradhtari dhe sa të ketë Shqipëri dhe shqiptarë,  Esat Pashë Tradhtari, njeriu më i pasur i Shqipërisë para 100 vitesh, që çdo muaj merrte pagesa nga të gjithë armiqtë e Shqipërisë, për të shkatërruar funksionimin e shtetit të Shqipërisë dhe pavarësisë, nuk e ka një varr dhe nuk e ka për ta pasur kurrë, sa të ketë Shqipëri. Secili duhet ta dijë kufirin e vet, sepse secili mund të jetë një anëtar i një organizate ndërkombëtare mafioze, por të gjithë shqiptarët e ndershëm janë anëtarë të një organizate patriotike që quhet Shqipëri."

Meta doli ne nje konference pasditen e sotme dhe u pyet nga gazetaret.



/Ora News.tv/