Meta: Nuk ka forcë në botë, që të vendosë në diskutim aleancën shqiptaro-amerikane

Meta: Nuk ka forcë në botë, që të vendosë në

Presidenti i Republikës deklaroi nga Tropoja se aleancën shqiptaro-amerikane nuk ka forcë në botë që ta ndajë. Në përgjigje të atyre që aludojnë për një përçarje të raporteve të tij me SHBA, Ilir Meta u shfaq në krah të kongresmenit Eliot Engel, për nder të cilit në Tropojë iu vu emri një rruge.

Presidenti i Republikës edhe njëherë ju është përgjigjur të gjitha aludimeve për një përçarje të marrëdhënies së tij më SHBA.

Gjatë ceremonisë në Tropojë në nder të kongresmenit Eliot Engel, kreu i Shtetit Ilir Meta ju dha një mesazh të gjithë atyre që kërkojnë të krisin marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.

Ilir Meta: Nuk ka forcë në botë, që të vendosë në diskutim aleancën shqiptaro-amerikane! U përpoq komunizmi për pesëdhjetë vite të shuante çdo ndjenjë proamerikane, por ja që nuk ia arriti dot për shkak se historia e dy vendeve dhe kombeve tona është shumë e thellë dhe është e parrezikuar, pavarësisht se intrigat asnjëherë nuk do të përfundojnë për t’i përçarë shqiptarët në emër gjoja të Shteteve të Bashkuara të Amerikës!

Shqiptarët nuk qëndrojnë në këtë aleancë si një popull pa dinjitet, por qëndrojnë si një popull, i cili ka vuajtur historikisht shumë nga pushtimet dhe nga tiranitë.

Populli shqiptar i do dhe do të luftojë më shumë se çdo popull tjetër në botë për idealet amerikane të lirisë dhe dinjitetit njerëzor, që janë jo vetëm idealet e Amerikës, por edhe të qytetërimit botëror ku edhe ne bëjmë pjesë.

Kongresmeni Engel u vlerësua edhe me titullin “Qytetar Nderi i Tropojës” për kontributin historik dhënë për miqësinë shqiptaro-amerikane si dhe iu vendos emri "Kongresmeni Eliot Engel" rrugës Gjakovë-Qafë Morinë-Tropojë.

Eliot Engel: Dëshiroj t’ju falënderoj të gjithëve sepse është vërtet një nder kur një rruge i vihet emri im dhe jam gjallë për ta përjetuar këtë. Ua them miqve të mi në Nju-Jork dhe Uashington se mund të udhëtosh anembanë botës si amerikan, por askund nuk do të trajtohesh aq mirë se sa nga miqtë tanë shqiptarë.

Rrugës në Tropojë presidenti Ilir Meta ka kaluar nga Spaçi për t’u treguar të gjithëve se nuk ka frikë nga SPAK apo reforma në drejtësi.

Nga ana tjetër Meta drejton sërish grishtin drejt Edi Ramës dhe ndërkombëtarëve për shndërrimin e kësaj reforme në një Ramaformë.

EMISIONET