Në një deklaratë për mediat, presidenti Ilir Meta është shprehur se Rusia nuk është përgjegjëse për situatën e krijuar në vend.

Meta tha se nuk duhet përdorur 'ndikimi rus' për të fshehur shkaqet e vërteta të krizës politike e kushtetuese.

Ilir Meta: "Ne jemi të ndërgjegjshëm për ndikimet shpesh toksike për fat të keq të Rusisë në rajonin tonë por nuk besoj se ky është një problem në rastin e Shqipërisë. 

Do donim që Rusia të respektojë zgjedhjen e gjithë popujve të rajonit për tu integruar në BE dhe Nato por është e drejta e saj të reagojë ndryshe. 

Por nuk duhet ta katandisim rrezikun rus, si rrezikun anglo-amerikan në periudhën e të kaluarës, për të fshehur shkaqet e vërteta të kësaj krize kushtetuese, politike, morale, përfaqësimi që janë krijuar nga ne.

Presidenti bëri apel që kriza politike të zgjidhet larg pazareve dhe shpërdorimeve të ndonjë ndërkombëtari.

Meta bëri deklaratën nga Universiteti "Zoja e Keshillit te Mire" ku kreu i shtetit mori pjesë në Konferencën me titull “Kundër kulturës së mënjanimit, në dobi të kulturës së dashurisë. Kujdesi paliativ për nxitjen e një kulture për përgjegjësinë sociale."


/Ora News.tv/