Ndërkohë që numri i personave të infektuar me koronavirus po rritet, kreu i shtetit Ilir Meta kërkon nga autoritet shëndetësore që të mos kursehen në bërjen e testeve.

Po ashtu Presidenti tha se duhet më shumë masa mbrojtëse për personelin mjekësor.

“Nuk duhet të krijojmë një frymë fataliteti por një frymë ndërgjegjësimi. Ne mund t'ia dalim dhe do t'ia dalim. Me rendësi është të mbrojmë murin e shoqërisë sonë që përballet në vijën e parë me këtë virus, që janë mjeket dhe infermieret. Kjo është kryesore dhe vendimtare. Se dyti të bëjmë sa më shume testime dhe për të gjithë ata që rezultojnë pozitive të rrisim nivelin e gjurmuesmërisë se kontakteve të tyre. Nuk kemi asnjë arsye të jemi të kursyer për testimet. Vendimtare në këtë beteje është mbështetja për mjeket, për infermieret, për sanitarët dhe personelin mbështetës. Dhe paketa e qeverise synon në radhë të parë të shtojë fondet për shëndetësinë”, tha kreu i shtetit në një interviste për emisionin “Open”.

/Ora News.tv/