Meta: Maxhoranca keqpërdori komisionin e Venecias për finalizimin e grushtit të shtetit

Meta: Maxhoranca keqpërdori komisionin e Venecias për finalizimin e

Presidenti Ilir Meta thirri paraditen e sotme një konferencë të jashtëzakonshme. Akuzon maxhorancën se me ndryshimet në pr/ligjin për emërimet në Gjykatën Kushtetuese po synon të finalizojë grushtin e shtetin por se nuk do ta lejojë duke iu përgjigjur me dekrete.

 Meta e quajti votimin e ndryshimeve të pr/ligjit për gjykatën Kushtetuese, atentat të rëndë me qëllim kontrollin mafioz të pushtetit të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.

Presidenti Ilir Meta deklaron: "Kuvendi në mënyrë më të pabesë e të pamoralshme disa orë para se të zhvillonte takimin me ta, në datën 12 shkurt, mbasdite vonë, voton në seancë plenare në errësirë të plotë pr/ligjin për disa shtesa e ndryshime në ligjin për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.

Pikërisht në ligjin nr.14 datë 12 shkurt 2020, ndryshon atë nen të ligjit që rregullonte procesin e betimit të gjyqtarit kushtetues duke i dhënë vetë përgjigje pyetjeve që priste të merrte nga Komisioni i Venecias që e kishte ftuar para 2 muajsh.


Përmbajtja e këtij ligji të votuar me kaq urgjencë nga Kuvendi dhunon në mënyrë flagrante nenin 129 të Kushtetutës dhe njëkohësisht të gjitha parimet themelore kushtetuese të shtetit të së drejtës dhe ndarjes e balancimit të pushteteve.


Votimi i ligjit është tjetër atentat i rëndë i mazhorancës ndaj Kushtetutës me qëllim kontrollin mafizoz të proçesit të emërimeve të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese."

Meta shkon më tej kur thotë se maxhoranca keqpërdori Komisionin e Venecias në finalizimin e projektit të grushtit të shtetit, dhe se ai si kryetar shteti nuk do ta lejojë. Madje do të jetë vetë i pranishëm në seancën plenare të Komisionit të Venecias për t’i vënë në dispozicion faktet të pakundërshtueshme.  

Ilir Meta: "Ky nxitim në panik i mazhorancës për të vendosur para faktit të kryer Komisionin e Venecias dhe për t'i kërkuar të përjashtonte nga objekti pikërisht këtë ligj për të cilin e kishte ftuar 2 muaj më parë, është një fyerje shumë e rëndë që u bëhet organizmave të Këshillit të Europës në tërësi, Komisionit të Venecias në veçanti por edhe ambasadave e  ambasadorëve që i dolën në krahë mazhorancës për të kërkuar thirrjen e Komisionit të Venecias që është aq e thjeshtë sa  abetarja.

Me këtë veprim, mazhoranca ka ftuar një komision të nderuar si ai i Venecias, por nga ana tjetër ka zhvelerësuar vizitën e tyre duke deligjitimuar rëndësinë e këtij komisioni.
Si president, përfaqësues i unitetit të popullit dhe kreu i shtetit i kërkoj ndjesë Komisionit të Venecias që u keqpërdor në këtë mënyrë nga mazhoranca në funksion të mbulimit të realizimit final të grushtit të shtetit.

Njëkohësisht i siguroj se Republika e Shqipërisë edhe pse po përjeton gjendjen më të rëndë të kapjes së shtetit të paktën e kontinentit ku jetojmë, nuk do të pranojë instalimin e grushtit të shtetit, përmes ndërrimit të Gjykatës Kushtetuese në një polici antikushtetuese të shtetit PPP, Polici-Parti-Propagandë.

Si president dhe si kryetar i shtetit do të marr pjesë vetë në seancën plenare të Komisionit të Venecias ku do t'i njoh të gjithë të pranishmit me fakte edhe më të rënda se këto të përpjekjes për të realizuar një grusht shteti në këtë vend." 

EMISIONET