Një dhuratë e veçantë i është dorëzuar Presidentit të Shqipërisë z. Ilir Meta gjatë vizitës së tij në qytetin e Firenzes.

Dario Nardella, Kryetari i Bashkisë së këtij qyteti i ka dhuruar Presidentit Meta fanellën me numrin 1 të ekipit të futbollit Fiorentina..

Fanella viola është krenaria e tifozerisë së zjarrtë të këtij qyteti të cilët pak kohë më parë përjetuan një humbje të thellë të ndarjes nga jeta të kapitenit të skuadrës së tyre Davide Astori.

Në qytetin e Firenzes Presidenti Meta mori pjesë në ceremoinë e festimit të ditëlindjes së 90 të kardinalit shqiptar Ernest Simoni.

Në këtë festim kardinali shqiptar u vlerësua nga kryebashkiaku Nardella me medaljen e lartë "Sigillo della Pace" në shenjë mirënjohje si dëshmi e lirisë dhe paqes."

Prej vitesh kardinali shqiptar Ernest Simoni jeton në qytetin e Firenzes e përfaqëson një urë të rëndësishme lidhje mes këtij qyteti e Shqipërisë.




/Ora News.tv/