Presidenti Ilir Meta ka vijuar me thirrjen për dialog mes mazhornacës dhe opozitës për të zgjidhur krizën politike në vend.

Meta: Besoj vetëm tek dialogu dhe tek zgjidhja politike, përmes një dialogu të përgjegjshëm dhe real, për të vendosur normalitetin kushtetues, institucional, demokratik të vendit.

Meta u shpreh se palët duhet të përdorin arsyen dhe jo forcën, ndërsa për mitingjet e mazhornancës dhe demostratat e opozitës tha se janë të panevojshme.

Meta: Këto 22 vjet nuk mund të shkojnë në dëm, për hir të kokfortësive dhe të demonstrimeve të forcës përmes mitingjeve dhe antimitingjeve të panevojshme.

Këto deklarata, kreu i shtetit i bëri nga Durrësi, me rastin e 80-vjetorit të nisjes së rezistencës Antifashiste nga ku nderoi dhe  Heroin e Popullit,  Mujo Ulqinakun. Ai kujtoi përparimet që ka bërë Shqipëria që pas viti 1997, teksa theksoi se këto hapa nuk mund të shkojnë dëm për shkak të kokëfortësisë së liderëve politik.

/Ora News.tv/