Në prag të Vitit të Ri presidenti Ilir Meta ka dhënë mesazhe të forta për popullin shqiptar dhe politikën në tërësi. I ftuar në RTV Ora ai është pritur nga presidenti i “Yldon Media Group” Ylli Ndroqi.

Në studion e 360 gradë përballë Artur Zhejit, Sonila Meços e Neritan Cekës e ka vënë theksin tek  arbitrariteti i kryeministrit Edi Rama dhe cënimi i demokracisë në vend.

Si kundërpërgjigje ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili në fund të nëntorit, e quajti të turpshme sulmin e Presidentit ndaj përfaqësuesve të vendeve partnere në Shqipëri, Meta tha se turp duhet të kenë Rama dhe ndërkombëtarët që nuk respektojnë Kushtetutën. Madje shtoi se nëse një një palace diplomat sillet si pushtetues do ta trajtoj si pushtues  “Do i them dhe popullit shqiptar ta trajtojë si pushtues”

Ilir Meta në studion e 360 gradë:  Turp të kenë ata dhe ky bashkë me ata që nuk kanë respekt për Kushtetutën. Turp të kenë ata ndërkombëtarë, të kenë turp dhe opozita që nuk ua thotë emrat. Unë kam qenë dhe jam njeriu që ka respektuar më shumë ndërkombëtarët kur janë sjellë si partnerë, por, nëse një palace diplomat sillet si pushtetues do ta trajtoj si pushtues dhe  do i them dhe popullit shqiptar ta trajtojë si pushtues. Se vetëm pushtues të tillë mund ta sjellë Shqipërinë në këtë gjëndje që është një mal me kushte për në BE e tallen. Të gjithë e dinë shumë mirë se Shqipëria me ato palë zgjedhje të paligjshme dhe moniste kurrë nuk çeleshin negociatat u shtuan kushtet.

 I dinë dhe shumë gjëra të tjera dhe nuk thonë një fjalë sepse janë të kompromentuar, bashkëfajtorë. Kjo është çështja, prandaj unë nuk pres të më mësojnë ndërkombëtarët dhe nuk kam ndërmend të kem ndonjë korrier aq më tepër Edi Ramën në marrëdhënie as me amerikanët e as europianët se i kam marrëdhëniet shumë më të hershme se ai dhe shumë më të forta se ai.”

Meta: Vagabondë që flasin në emër të popullit

Kreu i shtetit nënvizoi se është koha që shqiptarët të flasin me referendum, boll me vagabond që flasin në emër të popullit

Ilir Meta në studion e "360 gradë"“Unë nuk jam naiv të mendoj se nëse do të bëhet një referendum apo një palë zgjedhje në Shqipëri do të bëhen si në Danimarkë. Aq më tepër në këto kushte, por unë besoj shumë tek demokracia. Besoj se dhe pa përpjekje. Besoj se pa përpjekje të forta të vendosura e me sakrifica nuk shkojnë përpara as standardet demokratike as cështja e zgjedhjeve. Nëse pret dikush që këtu do të ndodhin zgjedhjet sin ë Danimarkë të presë dhe 2000 vjet të tjera nëse nuk shkojmë në referendum, nuk shkojmë në zgjedhje dhe nuk luftojmë për zgjedhje.” 

Kur populli e kërkon me forcë këtë pushtet, partive e të gjithëve, të gjithë atyre vagabondave që flasin në emër të popullit, atëherë, ti e di nëse një ligj bëhet sic bëhet këtu, ai ligj shumë shpejt mblidhen firmat dhe rrëzohen me referendum dhe ti s’ke për të bërë atë gjë se e di shumë mirë se do të rrëzohet me referendum.

Nëse populli pret klasën politike, ambasadat dhe të huajt do të bëhet më keq 

Meta ka dhe nje apel për shqiptarët

Ilir Meta në studion e "360 gradë": "Vetë shqiptarët duhet të kuptojnë se nuk kanë çfarë të presin nga kjo klasë politike. Nëse do të presin nga klasa politike, nga ambasadat dhe të huajt do të bëhet më keq seç janë duhet ta marrin vetë përgjegjësinë dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre. Harroni çdo rrugë tjetër, Shqipëria do të shkojë  më keq. Politikanët duhet të jenë nën presion të qytetarëve. Nuk është vetëm çështje parlamenti por e gjithë klasës politike, më fut dhe mua këtu nuk kam asnjë problem. Vetëm aplikimi i referendumit dhe referendumet do e nxjerrin këtë Shqipëri në batak. Në Shqipëri është i pamundur dialogu i përgjegjshëm. Është i pamundur të marrë përgjegjësi një njeri gjithmonë përgjejgësia është ping pong.  E vetmja rrugë është referendumi, populli çështjet kryesore ti zgjidhë vetë me votë"

Meta u shpreh besimplote se populli do reagoje.

Ilir Meta në studion e "360 gradë"Unë besoj se populli shqiptar do reagojë. Kam shumë besim. Ka reaguar edhe pse është tradhëtuar dhe është lënë në mes të rrugës. Kush mendon se ky është popull dele dhe se do trembet se do të nxjerrë dikush një diplomat të paguar aty dhe të paguar këtu e kanë shumë gabim, duke i trembur me heqje vizash e budallallëqe të tilla. Klasa politike po nuk qe nën kontrollin e njerëzve do të bëjnë shumë më keq.


Cfare deklaroi Rama ne prezantimin e platformes Anti KCK, 25 nentor 2019

Edi Rama: "Përfaqësuesit e strukturuar të trupës diplomatike siç e quan për turpin e të gjithëve ne jo thjeshtë të tijin, ai sot vazhdon dhe qëndron në zyrën e Presidentit të Republikës. Ajo që ai bën ndaj përfaqësuesve të vendeve partnere në Shqipëri është jo vetëm e turpshme për të gjithë ne, është jo vetëm kundërshtim me Konventën e Vjenës që mbron integritetin fizik dhe dinjitetin e çdo diplomati përgjegjësi e shtetit ku është, por është e turpshme për të gjithë paraardhësit tanë që kur është shkruar Kanuni i shqiptarëve që thotë që shpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut. Turp! Turp! Turp!"




/Ora News.tv/