“Rama ik, Rama ik, Rama ik”, këto kanë qenë thirrjet në kor të tifozëve shkodran, në momentin që Presidenti Ilir Meta është futur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër.

Kreu i shtetit ishte në qytetin verior të vendit për të ndjekur ndeshjen e basketbollit mes Vllaznisë dhe Tiranës. Tifozët shkodranë kanë pritur me brohorima kreun e shtetit, i cili shoqërohej nga kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi.

Presidenti Meta është surprizuar nga prania e madhe e sportdashësve në këtë sfidë, diçka jo e zakontë për një ndeshje të kampionatit të basketbolit.

Para fillimit të takimit, Meta ka zbritur në parket duke takuar lojarët e të dyja skuadrave si edhe stafet drejtuese, duke i uruar sukses. Ndërkaq, gjatë gjithë kohës në pallatin e sportit të Shkodrës janë dëgjuar thirrjet "Rama ik!" siç e tregon edhe kjo video e shpërndarë në internet.

/Ora News.tv/