Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte i pranishëm në në seancën e dhurimit të gjakut nga punonjës të administratës vendore, qytetarë të shumtë në Sarandë.

Meta: Saranda është një nga ato qytete ku problematika është serioze sa i takon përqindjes së banorëve me talasemi. Apeloj që ky proces cilësor i dhurimit vullnetar të gjakut, i nisur sot, të vazhdojë. Bashkëpunimi mes të gjitha palëve për informimin e qytetarëve e të rinjve, sidomos që fëmijë, është shumë i rëndësishëm, që të merren masa parandaluese për të stabilizuar të gjitha parametrat dhe për të pasur këtë problematikë nën kontroll.

Kreu i Shtetit nënvizoi se: “Qëllimi kryesor i Aleancës është që në vitin 2020 ne të arrijmë atë objektiv të vendosur edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, që dhurimi i gjakut të jetë një proces tërësisht i garantuar në mënyrë vullnetare, i stabilizuar e afatgjatë. 

Ju faleminderit të gjithë qytetarëve të Sarandës që iu përgjigjen pozitivisht thirrjes së Aleancës dhe po marrin sot pjesë në këtë seancë dhurimi gjaku! Jam i sigurt që kjo fushatë ndërgjegjësimi për këtë kauzë jashtëzakonisht humane do të vijohet edhe në të ardhmen për të përmbushur qëllimin e saj fisnik dhe qytetar!”

Meta shoqërohej edhe nga kryebashkiakja e Sarandës, Florjana Koka.

/Ora News.tv/