Edhe pse ditë e hënë, Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që të qëndrojë buzë detit. I vetëdijshëm se do të kritikohet, kreu i shtetit tha se ka humbur shumë kohë duke pritur dialogun dhe reflektimin.

Në facebook, Meta ka takuar dy vëzhgues të huaj, të cilën kanë ndjekur ditën e djeshme procesin e votimit.

Statusi i Metës në Facebook

Kënaqësi të takoja sot në Lalëz dy vëzhgues ndërkombëtarë të votimeve të djeshme, Zhoaon nga Holanda dhe Katerinën nga Gjermania
Ata kërkuan një kujtim me mua dhe unë jam i lumtur ta ndaj këtë foto me ju. 
Po kështu jam i gëzuar që u ka pëlqyer shumë Shqipëria. 
E di që disa komentues do më kritikojnë pse sot jam buzë detit si e hënë që është, por dua t'ju them se kam humbur shumë ditë pushimi duke pritur dialogun dhe reflektimin, përfshirë dhe të shtunën e fundit.

/Ora News.tv/