Në kuadër të vitit të Skënderbeut në aspektin ekonomik presidenti Ilir Meta ka bërë apel për më shumë politika në nxitjen e prodhimit vendas në tregjet e huaja.Kreu i shtetit Shqiptar tha se Anëtarësimi i Shqipërisë në Be është i rëndësishëm   për  rritjen e konkurencës për bizneset dhe për prodhimet shqiptare .

Negociatat me BE-në do të jenë një sfidë për ekonominë shqiptare.Gjatë fjalës së mbajtur në aktivitetin  Gjergj Kastriot Skënderbeu në Ekonominë Shqiptare presidenti Ilir Meta kërkoi më shumë vëmendje për nxitjen e prodhimit vendas dhe eksportit të produkteve “Made In Albania”.

Meta: Në planin ekonomik, negociatat me BE-në do të jenë sfiduese sepse do të shërbejnë si një test disipline tregu dhe konkurrence për biznesin dhe produktet tona. Ne duhet të fokusohemi në avantazhet tona krahasuese për nxitjen e prodhimit vendas dhe eksportit të produkteve “Made in Albania”, të cilat përmes një marketingu të zgjuar dhe efikas mund të “internacionalizohen” si marka në tregun rajonal dhe botëror. 

Kreu i Shtetit  Ilir Meta tha se është i nevojshëm një konsensus mbarë-kombëtar politik në përzgjedhjen e modelit të duhur të zhvillimit ekonomik

Meta: Për të përmbushur këtë ambicie na duhet një konsensus mbarë-kombëtar politik në përzgjedhjen e modelit të duhur të zhvillimit ekonomik sikurse na duhen strategji dhe politika ekonomike afatgjata dhe të qarta në funksion të rritjes së konkurrueshmërisë së biznesit shqiptar sidomos në tregjet evropiane dhe ato ndërkombëtare.

Meta tha se  Dimensioni historik i Gjergj Kastriot Skënderbeut ka  rol kyç në identitetit dhe vlerave evropiane të Shqipërisë.

/Ora News.tv/