Meta në pelegrinazhin në malin e Tomorit: “Pa atdhe nuk ka fe”

Meta në pelegrinazhin në malin e Tomorit: “Pa atdhe nuk ka

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë sot paradite në pelegrinazhin në malin e Tomorrit, ku përshëndeti Festën e shenjtë Bektashiane të Abaz Aliut.

Në prani të Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj dhe mijëra besimtarëve bektashianë, Presidenti Meta vlerësoi pelegrinazhin e përvitshëm madhështor në malin e Tomorrit. Kreu i shtetit i përshëndeti pjesëmarrësit me vargjet e Naim Frashërit.

“Abaz Aliu zu’ Tomorr, 

Erdhi afër nesh,

Shqipëria s’mbet e gjorë, 

Se Zoti e desh”. 

Meta solli në vëmendjen shprehjen "Pa atdhe nuk ka fe"

Meta:  Bektashizmi që si devizë të tij ka pasur gjithmonë “Pa atdhe nuk ka fe” është në radhë të parë një përkushtim ndaj atdheut, ndaj kombit, është një shërbim për bashkëjetesën, për tolerancën, për bashkëpunimin në shërbim të një çështjeje më të madhe e që na bashkon të gjithëve. Ndaj ne jemi sot këtu për t’u përkulur me respektin më të thellë për të gjithë veprën që ka realizuar e vazhdon edhe sot e kësaj dite, Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve në Shqipëri, pavarësisht nga sfidat e shumta.

Meta foli edhe për figurën e jashtëzakonshme të Abaz Aliut, që edhe sot e kësaj dite vazhdon të frymëzojë brezat e rinj dhe besimtarët bektashinj.

EMISIONET