Presidenti Ilir Meta do shkojë të hënën në Parlament. Lajmi është rikonfirmuar nga zëdhënësi i tij, Tedi Blushi me anë të një postimi në Facebook.

Meta do paraqitet në Parlament në orën 09:59.

"Të dashur kolegë gazetarë që vazhdoni të më pyesni nëse do të shkojë apo jo Presidenti Meta në Parlament.

Ju konfirmoj me përgjegjshmëri maksimale se: Ditën e hënë, Presidenti Meta në ora 09:59 do të jetë në Parlament,"-shkroi Blushi.

Presidenti Ilir Meta është thirrur për të dëshmuar në Komisionin Hetimor në datën 9 shtator në orën 10:00. Data dhe ora u vendosën nga Komisioni Hetimor në dakordësi edhe me Presidencën.

Duket se Meta do të jetë zyrtari më i lartë i shtetit shqiptar që paraqitet në një komision hetimor.

Kreu i Shtetit deklaroi se do të shkojë në parlament pasi  duhet të jetë shembull i bashkëpunimit institucional.

Meta është thirrur për të mbajtur qëndrim para deputetëve që kërkojnë shkarkimin e tij për shkelje kushtetuese. 

Hetimi për Presidentin Meta do të zgjasë deri në 9 tetor. 

/Ora News.tv/