Presidenti Ilir Meta ndodhet në Neë York ku mori pjesë në meshën e mbajtur në kishën katolike shqiptare “Zoja e Shkodrës"

Në prani të famulltarit Dom Pjetër Popaj, klerikëve e besimtarëve, Meta përshëndet bashkatdhetarët e shumtë, duke i shprehur mirënjohje për  gjithçka që shqiptarët në Amerikë kanë bërë në ruajtjen e identitetit tonë kombëtar

Meta: Ju falënderoj për punën e jashtëzakonshme që ju bëni duke i bashkuar të gjithë shqiptarët në SHBA. Të forcojmë identitetin kombëtar, bashkëpunimin e tolerancën ndaj njëri-tjetrit. Bashkëpunim për qëllimet më të larta që i shërbejnë vendit tonë dhe kombit tonë. Nder dhe privilegj të takoja në Vatikan, Atin e Shenjtë Papa Françesku. Kënaqësi e jashtëzakonshme, për të dëgjuar lutjet e bekimet e tij për kombin tonë. Porosia e Atit të Shenjtë, për të forcuar harmoninë tonë ndërfetare. Porosia e Papës ishte që të bëjmë çdo gjë që Shqipëria të mos pësojë “dimrin demografik” të Europës.  Bekimet e lutjet e tij për kombin tonë, të na japin sa më shumë forcë, dashuri e bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Duke folur për vitin e Gjergj Kastriot Skënderbeut, Meta tha se falë kësaj figure ne ekzistojmë si komb.

Meta: Vepra e Skënderbeut e jashtëzakonshme, na mbrojti nga asimilimi e forcoi identitetin tonë europian.

/Ora News.tv/