Meta në maratonën e Beratit: Shpresoj që vitin tjetër të jem garues

Meta në maratonën e Beratit: Shpresoj që vitin tjetër

Kreu i shtetit, Ilir Meta ishte në Berat ku mori pjesë në disa aktivitete sportive dhe kulturore.

Fillimisht Presidenti Meta përshëndeti pjesëmarrësit në maratonën e 6-të të Beratit, e cila nisi në pedonalen e qytetit, teksa tha se vitin e ardhshëm do të donte të ishte edhe ai i pranishëm.

Meta: Ishte një kënaqësi për të marrë pjesë në këtë ceremoni, herën tjetër shpresoj të jem edhe unë një garues modest.

Gjatë vizitës në Berat, Presidenti i Republikës mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar në Pallatin e Kulturës ku u dhanë çmimet për fituesit e Olimpiadës Mbarëkombëtare së Matematikës me pjesëmarrjen e fëmijëve nga të gjitha trevat shqiptare, teksa “Qendra Kulturore e Fëmijëve të Durrësit” i akordoi Titullin “Mik i Fëmijëve”

Meta: Është një olimpiadë që duhet të mbështetet gjithnjë e më shumë, sepse duhet t'i mbështesim fëmijët dhe të rinjtë që ta duan matematikën sepse vërtet është një disiplinë e vështirë, por ëshë ndihmuese.

Ndërsa në bashkinë e qytetit u zhvillua ceremonia e dhënies së dekoratave për disa nga sportistët e shquar të Beratit.

EMISIONET