Meta në krah të Bebe Rexhës: Përmes solidaritetit do ta përballojmë këtë situatë të vështirë

Meta në krah të Bebe Rexhës: Përmes solidaritetit do ta

Presidenti Ilir Meta së bashki me këngëtaren e njohur shqiptaro-amerikane Bebe Rexha ishte në fshatin Bizë Ishëm, në një prej familjeve më të prekura nga tërmeti.

Kreu i shtetit, duke falenderuar këngëtaren për kontributin e saj tha se vetëm përmes solidaritetit do të përballojmë këtë situatë të vështirë.

Ilir Meta: Unë jam shumën mirënjohës ndaj Bebe Rexhës, e cila në radhë të parë i ka kushtuar kësaj tragjedie kohën e saj, ka ndryshuar agjendën e saj dhe ka vendosur zemrën e saj në këtë aksion mjaft konkret për të qenë pranë disa prej komuniteteve më të prekura.

Shumë faleminderit Bebe për këtë solidaritet për këtë krenari që ndjen që je shqiptare dhe për faktin që je me ne në momente mjaft të vështirë, që ne nuk i kemi përjetuar prej shumë kohësh. Vetëm përmes këtij solidariteti jemi të bindur që do ti përballojmë dhe do të ndihmojmë këto familje që sot janë në kushte më të vështira, por që nuk janë pa shpresë.

Nga ana e saj Bebe Rexha tha se është e lumtur që do të ndihmojë një tjetër familje.

Bebe Rexha: Jam shumë e trishtuar, jam krenare që jam shqiptare dhe jam e lumtur do të ndihmoj një tjetër familje. Kjo është shtëpia e dytë që do të ndërtoj. Është e rëndësishme që ne të ndihmojmë Shqipërinë. Jam krenare që do të ndihmojë njerëzit shqiptarë.

EMISIONET