Meta në konferencën "Mesdheu i së Ardhmes"

Meta në konferencën "Mesdheu i së Ardhmes"

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte i ftuar nderi në Konferencën ndërkombëtare të zhvilluar në Marsejë me temë “Mesdheu i së Ardhmes”.

Në një postim në twitter, Meta shkruan se gjatë fjalës së tij theksoi nevojën për të mësuar nga rajoni,i cili ka ndërtuar një aleancë efikase mes rinisë dhe inovacionit.

Meta: Lëvizshmëria e të rinjve mund të jetë një diçka e mirë e mund të konsiderohet si bekim por, në njëfarë mënyre, ajo mund të shndërrohet edhe në një mallkim, nëse njerëzit nuk kthehen sërish në vendin e tyre.

Fatkeqësisht, në rajonin e Ballkanit, kjo dukuri po bëhet më shqetësuese, pasi të rinjtë e kanë më të lehtë të largohen dhe të rehatohen në një jetë më mirë, në vend që të qëndrojnë në atdheun e tyre dhe të përpiqen e të luftojnë për ta ndryshuar atë.

Ky është një kërcënim i drejtpërdrejtë për zhvillimin tonë ekonomik dhe kohezionin social. Nëse nuk trajtohet në shkaqet dhe rrënjët e tij, ai mund të prodhojë një cikël të rrezikshëm vicioz që vështirë se mund të shpërthehet e të këputet.

Prandaj unë konsideroj se nuk ka gjë më të rëndësishme se mbajtja e të rinjve tanë të mbushur plot shpresa dhe të motivuar për të jetuar dhe punuar në Shqipëri.

Ne duhet ta kombinojmë arsimin edhe më cilësor me mirëqeverisjen dhe politikat publike që u japin përparësi investimeve të mbështetur në aftësitë për të cilat ka nevojë ekonomia jonë dhe sektori privat.

E ardhmja është pasqyrim i ambicieve, udhëheqjes dhe aftësive të rinisë së sotme. Detyrimi ynë është që të jemi udhërrëfyesit e tyre në mënyrë që ëndrrat e të rinjve të bëhen realitet.

Ne na duhet të pajisim me dije dhe fuqi shumë të rinj anembanë Mesdheut për të garantuar një Mesdhe më të sigurt dhe akoma edhe më të begatë, sepse rajoni mesdhetar është më i bukuri në botë, me potenciale të mëdha për një rritje dhe zhvillim më të shpejtë, të mbështetur në burimet tona natyrore.

Kështu që e ardhmja e rajonit tonë varet nga arsimimi më i mirë dhe motivimi i brezave tanë të ardhshëm!”

Të pranishëm në këtë Konferencë ishin Ministra dhe deputetë të vendeve të Mesdheut dhe të organizatave ndërkombëtare të rajonit.

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Francë, Presidenti Meta  ka pasur një axhendë të ngjeshur me aktivitete dhe takime.

EMISIONET