Presidenti Ilir Meta ndodhet në konferencë për median për të sjellë prova të reja siç thotë ai për grushtin e shtetit.

Gjatë konferencës  Meta e quajti parlamentin e sotëm “Gjysmë parlament” dhe deputetët, “deledeputetë”

"Gjysmëparlamenti i deledeputetëve vetëm gënjen e mashtron dhe kërkon të implikojë institucionet që nuk kanë dhënë opinion lidhur me betimin në formë të shkruar për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese"

Në konferencën me gazetarët, Kreu i Shtetit paraqiti dhe provat e tjera që sipas tij vërtetojnë tentativën për grusht shteti, përmes miratimit të ligjit për ndryshimin e formulës së betimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Në tentativë për kapjen e Gjykatës Kushtetuese, Meta tha se nuk i vihet në dispozicion dokumentacioni i përdorur për botimin në Fletoren Zyrtare të Arta Vorpsit si anëtare e Kushtetueses.

Presidenti paralajmëroi se publikimi i provave do të vijojë edhe në ditët në vijim, pasi mazhoranca sipas tij, përmes nismave po dëmton dhe reformën në drejtësi.

/Ora News.tv/