Presidenti i Republikës Ilir Meta vizitoi sot pasdite disa familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Fushë-Mamurras dhe Laç .Ai u interesua për dëmtimet e shtëpive, problemet dhe pasojat me të cilat përballen banorët në këtë situatë emergjence.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për menaxhimin e shpejtë të të gjitha pasojave dhe siguroi se do t’i ndjekë ato deri në zgjidhjen e plotë.

“Për të gjitha rastet që kam verifikuar sot, do të kërkoj zyrtarisht që të merren masa të shpejta, energjike dhe veprimet të jenë ligjore, në mënyrë që edhe përgjegjësia të jetë e plotë për të ardhmen. Me durim dhe me bashkëpunim do ta kalojmë këtë situatë”, - u shpreh Kreu i Shtetit.

/Ora News.tv/