Kontributi i Njësisë Izraelite të Shpëtimit Kombëtar pas tërmetit të nëntorit është vlerësuar nga Presidenti Ilir Meta me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”.

Kreu i shtetit gjatë vizitës së tij zyrtare në Izrael shprehu mirënjohjen për ndihmesën e jashtëzakonshme dhe profesionalizmin e lartë të treguar në operacionet e kërkim shpëtimit.

Nga ana tjetër Gjenerali Major. Tamir Yadai, theksoi se Izraeli do u jetë gjithmonë mirënjohës shqiptarëve për shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Presidenti Meta mori pjesë në Forumin e Pestë Botëror për Holokaustin, ku së bashku me liderë botërorë përkujtuam viktimat hebreje të Luftës së Dytë Botërore.

"Populli shqiptar, ndihet sot krenar, jo vetëm se nuk u dorëzoi nazistëve asnjë hebre, por gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore numri i hebrenjve në vendin tonë u rrit disa herë më shumë nga ç’ishte para fillimit të saj", u shpreh Presidenti, i cili më herët u prit në një takim edhe nga Kryetari i Parlamentit izraelit.


/Ora News.tv/