Meta me Thaçin e Haradinajn në Rahovec: Të rriten shkëmbimet mes Shqipërisë e Kosovës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë në edicionin e 18-të të "Festës së Vjeljes së Rrushit - Hardh Fest 2019” që u mbajt në Rahovec të Kosovës.

Ceremonia e organizuar sot bëri bashkë presidentin Ilir Meta me Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj.

Politikanët lanë pas mosmarrëveshjet politike. Kreu i shtetit shqiptar bëri thirrje për më shumë shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Ilir Meta: "Populli i Rahovecit meriton një mirënjohje tepër të veçantë për shkak se vera e Rahovecit është bërë mjaft e famshme në tregjet ndërkombëtare. Jam shumë i gëzuar që edhe në Shqipëri po zë hapësira gjithnjë e më të merituara dhe sigurisht që kjo është kënaqësia, që do doja ta ndaja së bashku me të gjithë ju sot. Shpresoj që edhe shkëmbimet mes Shqipërisë dhe Kosovës të rriten edhe më tej, në të gjitha aspektet, në radhë të parë përsa u takon prodhimeve të bujqësisë dhe zhvillimeve të agro-turizmit. Ne duhet të mësojmë shumë nga njëri-tjetri! Sidomos Shqipëria shumë më tepër nga Kosova dhe anasjelltas, sepse na takon të vëmë në lëvizje të gjitha ato potenciale që kanë vendet tona, e sidomos ato që ka Shqipëria në fushën e bujqësisë, por edhe në atë të turizmit" 

Në të kaluarën krerët e të dy shteteve shqiptare shkëmbyen replika, sidomos kur eshte diskutuar tema e korigjimit të kufijve. Presidenti Thaci u mjaftua vetëm me përgëzimin e verës së Rahovecit ndërsa kryeministri në largim Ramush Haradinaj shmangu deklaratat politike dhe u përqëndrua vetëm tek politikat fiskale.   






EMISIONET