Meta në Bjeshkët e Rugovës: Uroj të përfitoni liberalizimin e vizave

Meta në Bjeshkët e Rugovës: Uroj të përfitoni

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi Rugovën e Pejës, ku u mikprit nga Kryetari i Komunës, Gazmend Muhaxheri si dhe mori pjesë duke përshëndetur veprimtarinë tradicionale popullore, kulturore e artistike, "Lojërat tradicionale të Rugovës" të mbajtur në fshatin Stankaj, me praninë e mijëra bashkatdhetarëve nga të gjitha trojet shqiptare.

Presidenti Meta e nisi ditën në Bjeshkët e Rugovës duke përshkuar me ecje për rreth dy orë së bashku me kampionin e peshëngritjes Erkand Qerimaj, rrugën që lidh Bogën me Shkrelin.

Meta: Uroj që Kosova shumë shpejt do të përfitojë liberalizimin e vizave dhe në këtë mënyrë, të vazhdojë rrugëtimin drejt përparimit, në interes të të gjithë qytetarëve të saj, në mënyrë të veçantë në interes të të rinjve, të cilët duhet ta shohin të ardhmen e tyre në këto troje, në këto alpe. Sepse ne e dimë shumë mirë që as Austria, dhe as Zvicra nuk i kanë alpet më të bukura se ne!

Por ne duhet të punojmë më shumë që të rinjtë tanë të punojnë këtu dhe këtë bukuri, që natyra u ka dhënë këtyre trojeve, me punën e edukimin e tyre, ta kthejnë në mirëqenie për të gjithë! Urime dhe suksese!” – u shpreh Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

EMISIONET