Presidenti Ilir Meta ndodhet në Berlin ku mori pjesë në Mëngjesin e Lutjeve me temë: “Kërkojeni paqen dhe mos iu ndani asaj”.

Gjatë fjalës së tij, Meta tha se kërkoi hapjen e negociatave të pranimit të Shqipërisë në BE brenda qershorit.

"Bashkatdhetarët e mi presin që negociatat e pranimit me Bashkimin Europian të hapen sa më shpejt, shpresoj këtë muaj, ashtu siç dua t’ju siguroj se ata mbeten po aq kërkues edhe ndaj qeverisë së tyre që ajo të përmbushëdetyrimet e të kryejë punët që i takojnë. Megjithëse një vend modest, ne nuk u shmangemi përgjegjësive tona më të mëdha në lidhje me rendin paqësor global,"-tha Meta.

Ndërsa shtoi: "Vitin e ardhshëm, Shqipëria do të jetë Kryesuesja e Radhës e OSBE-së dhe do të bëjë çdo përpjekje për të pasqyruar imazhin më të mirë të vlerave të kësaj organizate, si dhe për të zbatuar përparësitë e përbashkëta të një hapësire edhe më të sigurt e më të begatë të OSBE-së. Lutem që t’ia dalim mbanë me sukses në këtë sipërmarrje sfiduese."

Por sipas një raportimi të gazetës së njohur gjermane, Süddeutsche Zeitung" mëngjesin e së premtes (07.06) kancelarja gjermane, Angela Merkel i ka bërë një refuzim të qartë kërkesës së Komisionit Europian për hapje të shpejtë të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. 

"Süddeutsche Zeitung" raporton se Merkel ka bërë të qartë, se një vendim për këtë pritet në tetor.


/Ora News.tv/