Meta në Austri: Jeni përkrahës të palëkundur të procesit të integrimit të Shqipërisë

Meta në Austri: Jeni përkrahës të palëkundur të

Presidenti Ilir Meta ka takuar Kreun e Parlamentit austriak, Wolfgang Sobotka. Gjatë një vizite shtetërore në Austri, kreu i shtetit vlerësoi marrëdhëniet dypalëshe duke i konsideruar si të shkëlqyera.  

Ai tha se ky është momenti i duhur për të nxitur bashkëpunimin ekonomik, ndërsa vlerësoi përkrahjen e parlamentit austriak për ndihmën që i ka dhënë procesit integrues të Shqipërisë.

"Parlamenti austriak është përkrahës i palëkundur i procesit të integrimit të Shqipërisë në BE", është shprehur kreu i shtetit Ilir Meta.

Meta: Mesazhet pozitive të zgjerimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë janë shumë të rëndësishme. Shqipëria e vendosur të bëjë të gjitha përpjekjet për pasur një vendim pozitiv për celjen e negociatave të anëtarësimit me BE

Meta tha se është me rëndësi finalizimi i liberalizimit të vizave për Kosovën gjatë Presidencës austriake të BE.

Meta: Kosova i ka plotësuar të gjitha standardet e kërkuara në këtë proces.

EMISIONET