Presidenti Ilir Meta doli sot në një konferencë për median për të demaskuar fakte të tjera të asaj që ai e quan "grusht shteti”.

Bëhet fjalë për mbledhjen e 6 shkurtit të Komisionit të Ligjeve i cili ka miratuar ndryshimet në ligjin për organizimin e Gjykatës Kushtetuese.

Meta i quan 'antikushtetues" këto ndryshime sipas të cilave, një anëtar i Gjykatës Kushtetuese mund të nisë punën edhe përmes një betimi me shkrim nëse kreu i shtetit nuk therret ceremonine e betimit brenda një afati të caktuar.   

Ilir Meta: "Komisioni i Ligjeve rezulton se ka përcjellë një informacion të qëllimshëm të gënjeshtërt duke përdorur si mekanizëm mbrojtës përmëndjen ne raport të dy nismave ligjore, ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe ligjin për statusin e gjyqtarëve e prokurorëve, ndërkohë që shqyrtohej vetëm ligji i parë sepse duhej të nxitonin që ti thonin Venecias që ligjin për të cilën ju ftuam e mbyllëm dje, prandaj këto ditë bëni turizëm.

Kjo manovër  mashtruese dhe e pacipë e këtij sekti kriminal që ka kapur për fyti kuvendin e Shqipërisë dhe institucionet e shtetit është kryer për të krijuar imazhin se dhe pr/ligji për ndryshimet në ligjin për gjykatën Kushtetuese është konsultuar duke marrë mendimet e institucioneve të mësipërme."

Demaskimi- Në raportin e komisionit për cështjet ligjore të datës 6 shkurt kur është votuar ky pr/ligj  thuhet se per keto ndryshime kanë mbështetjen e Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe Shkolla e Magjistraturës e disa institucione të tjera, por presidenca nga verifikimet zbulon se asnjë nga këta institucione nuk kanë dhënë mbështetjen për këto ndryshime.

"Keqardhje për mashtruesit"  deklaroi kreu i shtetit.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit në shkresën dërguar kuvendit është renditur në krah të presidentit duke thënë se akti i betimit nuk mund të bëhet me shkrim por vetëm tek presidentit. Shkolla e Magjistraturës nuk e ka vlerësuar të shfaqë opinionin ligjor

Kryetari i KED ka informuar se nuk ka pasur kërkesë për të dhënë mendime mbi nismën ligjvënëse.

2 marsi vetem fillimi - Për këtë kreu i shtetit ka thirrur më 2 mars të gjithë shqiptarët të jenë bashkë në një manifestim për të mbrojtur Kushtetutën dhe Gjykatën Kushtetuese.

“Asgjë nuk mbaron më 2 mars. Është e vërtetë që ka 3 mars, ka dhe 1 prill. E shikoni edhe pse nuk është 1 prill kemi shumë 1 prilla këtu që kanë të bëjnë me integritetin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk bëhet fjalë prë të mbrojtur disa vende pune, por për të mbrojtur shtetin nga pucistët e pushtetit sot e në çdo kohë, për të mbrojtur demokracinë dhe interesin kombëtar.  

2 marsi do të hyjë në historinë e Shqipërisë si dita e nisjes së ndërgjegjësimit të të gjithë shqiptarëve për shenjtërimin e kushtetutës tonë.


Njoftimi- Lajmi per konferenve u dha nga zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi në një postim në facebook.



Lexo me shume: Meta me dy gishtat lart: I paduruar për tu bashkuar me ju në 2 mars për pranverën kuqezi



/Ora News.tv/