Meta: Ndryshimi i vetëm i kufijve është zgjerimi i BE në Ballkanin Perëndimor

Meta: Ndryshimi i vetëm i kufijve është zgjerimi i BE në

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidenti Ilir Meta tha se ndryshimi i vetëm i kufijve, për të cilin duhet të punojmë ditë e natë në rajonin tonë është zgjerimi i plotë i kufirit europian në Ballkanin Perëndimor.

Meta: Procesi i Berlinit asnjëherë nuk u hartua me synimin për të zëvendësuar zgjerimin europian, por u ideua si një mekanizëm nxitës për investime më thelbësore europiane si dhe bashkëpunim në rajonin tonë.  Thellimi dhe zgjerimi europian kanë ndodhur krah për krah, pa marrë parasysh dyshimet apo hezitimet, të cilat kanë qenë gjithmonë të pranishme.

Gjatë fjalës së tij në Forumin “Transatlantic Leadership Netëork”, Meta foli edhe për liberalizimin e vizave në Kosovë.

Meta: Do të doja gjithashtu të ndaleshim e të përqendroheshim të vendimi i mençur dhe i guximshëm i BE-së për ta zbatuar regjimin e lëvizjes pa viza për qytetarët e Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe në përgjithësi, procesin e shpejtë të anëtarësimit për mbarë rajonin.

EMISIONET