Meta për ndryshimet në Kodin Penal: Deri në minutën e fundit të merren parasysh propozimet

Meta për ndryshimet në Kodin Penal: Deri në minutën e fundit

Pavarësisht se në Komisionin e Ligjeve ka kaluar tashmë drafti final për ndryshimet në kodin final, Presidenti Ilir Meta thotë se maxhoranca duhet të marrë parasysh propozimet deri në minutën e fundit përpara mbajtjes së seancës plenare të së enjtes.

Kreu i Shtetit e vlerëson faktin që përballimi i pandemive të tilla duhet parashikuar dhe në legjislacionin shqiptarë por kurrësesi nuk duhet që kjo situatë të përdoret për të shkelur të drejtat e qytetarëve

Meta: Duhet të presim derisa Parlamenti të përmbyllë punimet e tij dhe të shprehet për këto ndryshime në Kodin Penal. Mund t’ju them që drafti i parë i bërë publik ka sjellë mjaft shqetësime dhe shumë prej këtyre shqetësimeve kanë qenë të drejta dhe legjitime. Përballimi i një situate të tillë nuk ka qenë plotësisht i parashikuar në Kodin tonë Penal dhe në këtë drejtim mendoj që nuk synohet apo në çdo rast nuk duhet të synohet për ta përdorur këtë situatë për të shkelur të drejtat e qytetarëve, por për të ndëshkuar ata persona qe më ndërgjegje krijojnë me dashje probleme me pasoja të rënda për jetën e qytetarëve. Ka patur një proces bashkëpunimi dhe shkëmbimi idesh që deri në minutën e fundit duhet punuar me përgjegjshmëri për të realizuar ndryshime që nuk bien ndesh me Kushtetutën dhe Konvetën Europiane të të Drejtave të Njeriut.Është shumë e rëndësishme që reflektimet të vazhdojnë deri në minutën e fundit në mënyrë që këto masa të jenë në funksion të qëllimeve pozitive.

Duke folur në një intervistë për "Byro Politike" rreth menaxhimit të situatës, Meta tha se ndihmat ekonomike të jenë efektive dhe të shkojnë aty ku ka më shumë nevojë

Meta: Jemi në rrugën e duhur, pasi vetëm bashkëpunimi dhe ndërgjegjësimi do na ndihmojë për ta përballuar këtë sfidë. Mbledhja e sotme ishte një vazhdimësi i mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së para 3 javëve.Sa i takon çështjes së arsimit, sot ishte një çështje e një rëndësie të veçantë. Shkëmbyem mendime se ky vit shkollor duhet të përmbyllet patjetër, në mënyrë që të gjithë fëmijët dhe studentët të kenë mundësi ta përfundojnë këtë vit.Sa i takon paketave ekonomike të qeverisë, duhet të jemi të ndërgjegjshëm që ato janë të një situate krize dhe jo të një shpërthimi ekonomik. E rëndësishme është efektiviteti i tyre. Këto akte janë pozitive, por akoma më pozitive është që ndihma të shkojë aty ku pritet dhe ku ka më shumë nevojë. Në këtë proces do të bëhen përpjekje më të mëdha që të lehtësohet kostoja e të gjithë kësaj krize për të gjithë aktorë. Është me rëndësi të rritet numri i testimeve

EMISIONET