Meta: Ndalimi i shpopullimit, sfida më e madhe që kërkon reflektim urgjent!

Kreu i Shtetit Ilir Meta nëpërmjet një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook ngre alarmin për emigrimin masiv të shqiptarëve. 

Referuar një ankete të kryer nga fondacioni gjerman Friedrich Ebert Ziftung, kreu i shtetit  apleon për një veprim sic thotë ai për të ndalur shpopullimin e Shqipërisë

"Ndalimi i shpopullimit të Shqipërisë, sfida më e madhe që kërkon reflektim urgjent!"

Sipas anketës së kryer dhe të publikuar ditët e fundit 285 mijë shqiptarë po planifikojnë të largohen nga vendi. Shumica e të anketuarve janë të rinj ndërkohë që 26 % e tyre deklarojnë se dëshirojnë të punojnë e jetojnë në Gjermani, 18 % në Britani e pjesa tjetër në Itali.

Si numër shqiptarët janë të dytët që duan të ikin, pas rumunëve me 358 mijë, por në raport me totalin e të rinjve që duan të ikin nga vëndi shqiptarët kapin rekordin me 40 % të të rinjve që nuk duan më të qendrojnë këtu.

Shpopullimi i vendit dhe shifrat e larta të personave që kërkojnë të largohen duket se nuk është shqetësimi vetëm i Kreut të Shtetit Ilir Meta i cili disa herë ka reaguar për këtë fenomen.

Zërave publikë i është bashkuar edhe Dom Gjergj Meta i cili në një artikull të publikuar prej tij me titull “ Shpopullimi si më e madhja emergjencë kombëtarë” ngre alarmin dhe thotë se së shpejti do të jemi vend I plakur, pa rini, pa tru intelektual dhe pa krah pune.

Ambasada Amerikane publikoi një ditë më parë lajmërimin për nisjen e aplikimit për llogarinë amerikane në 2 tetor që shihet si një tjetër derë për të ikur nga vendi


EMISIONET