Meta mirëpret tërheqjen e maxhorancës për paketën antishpifje: Pozitiv reflektimi

Meta mirëpret tërheqjen e maxhorancës për paketën

Presidenti Ilir Meta mirëpret vendimin e maxhorancës për tu tërhequr dhe për të mos votuar dy ligjet që njihen si paketa antishpifje. Në një prononcim për median ai e quajti hap pozitiv.

“ Reflektimi u shërben qëllimit më të madh të përbashkët që është mbrojtja e të drejtave kushtetuese të të gjithë qytetarëve shqiptarë si dhe në rastin konkret dhe garantimin e standardeve demokratike europiane. Nuk është humbje për askënd aq më tepër që dihen shqetësimet serioze që kishin ardhur nga ndërkombëtarët. Mendoj se është pozitiv.”

Mazhoranca shtyu votimin deri në marrjen e opinionit të Venecias.

Lexoni me shume: Maxhoranca "ngrin" Antishpifjen deri në marrjen e opinionit nga Venecia

EMISIONET