Meta dekreton ligjin për "Organet e qeverisjes së sistemit në drejtësi"

Meta dekreton ligjin për "Organet e qeverisjes së sistemit

Presidenti miraton shpalljen e ligjit për "Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësi"

Ky ligj për shumë kohë mbeti në sirtaret e Kuvendit. Në emër të presidentit, zëdhënësi Tedi Blushi tha se reforma duhet të avancojë pa vonesa duke vënë theksin tek funksionimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

"Edhe pse kuvendi ka vlerësuar dhe realizuar ndryshimet e domosdoshme por në një kohë shumë të vonuar, presidenti i mirëpret ato dhe miraton ligjin pa asnjë vonesë duke shpresuar në mbarëvajtjen e procesit dhe funksikonit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Ky organ në mënyrë të pajustifikuar është bllokuar për dy vite pavarësisht përpjekjeve sistematike të Ilir Metës jo vetëm që prej marrjes së kësaj detyre por edhe kur ishte në pozicionin e kryetarit të Kuvenditdeklaroi Blushi.

Presidenti dekretoi dhe tre ligje të tjera atë "për mbrojtjen civile", ligjin për "taksat kombëtare" dhe ligjin për asistencën sociale.

Që prej marrjes së detyrës nga korriku i vitit 2017 ka marrë në shqyrtim 193 ligje nga të cilat ka dekretuar 156 ligje. Ka kthyer 14 ligje dhe ka lënë në heshtje 16 ligje. Ka në shqyrtim 7 ligje

Deklarata u mbyll me nenvizimin se presidenti nuk do të dekretojë asnjë ligj që nuk ësht ënë harmoni me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.


EMISIONET