Meta mesazh qytetareve: Respektoni ata që duan të shkojnë në votime socialiste

Meta mesazh qytetareve: Respektoni ata që duan të shkojnë në

Presidenti Ilir Meta ka një mesazh për qytetarët.

" Situata është e qartë dhe e padiskutueshme nga ana ligjore dhe kushtetuese" Nga dje, data kushtetuese e zgjedhjeve vendore është 13 tetor 2019 shkruan presidenti ndërsa i bën thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve.

"Konfrontimi dhe dhuna nuk i shërben Shqipërisë dhe së ardhmes së saj europiane, dhe sidomos bashkëjetesës sonë qytetare në çdo familje, në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo komunitet dhe në të gjithë shoqërinë tonë."

Sa i takon 30 qershorit, të cilat i konsideron si votime socialiste, Meta i kërkon qytetarëve "t’i respektojmë dhe të mos konfrontohemi me të gjithë ata bashkëqytetarë që do të shkojnë në këto votime socialiste."

Presidenti Ilir Meta mesazh qytetareve

Mirëdita të dashur qytetarë!

 Nga dje, data kushtetuese e zgjedhjeve vendore është 13 tetor 2019.

Situata është e qartë dhe e padiskutueshme nga ana ligjore dhe kushtetuese.

Gjithsesi kryeministri po insiston për të shkuar në votime socialiste në datën 30 qershor 2019.

  Ju këshilloj ta merrni atë me qetësi e mençuri, dhe të mos bini pre e  provokimeve, sepse ato u shërbejnë vetëm atyre që duan të legjitimojnë  kapjen totale të shtetit dhe instalimin e një regjimi njëpartiak.

 Të dashur qytetarë,

 T’i respektojmë dhe të mos konfrontohemi me të gjithë ata bashkëqytetarë që do të shkojnë në këto votime socialiste.

  Konfrontimi dhe dhuna nuk i shërben Shqipërisë dhe së ardhmes së saj  europiane, dhe sidomos bashkëjetesës sonë qytetare në çdo familje, në  çdo lagje, në çdo fshat, në çdo komunitet dhe në të gjithë shoqërinë  tonë.

 Mos u nervozoni nga provokimet që do t’ju bëhen për t’ju çuar drejt dhunës. 

  Ndoshta e teproj, por për t’i shijuar tamam votimet socialiste dhe për  t’ju rikthyer qoftë dhe për 1 ditë asaj periudhë 45-vjeçare, shoqërojini  me dajre e daulle si njëherë e një kohë.

 Ata vetë do votojnë, vetë do t’i numërojnë.

  Të gjithë shqiptarët së bashku, në mënyrë demokratike, të fshehtë, të  lirë dhe të ndershme do të zgjedhin vetëm në 13 tetor 2019.

 Ndaj ju ftoj të ndiqni dhe këtë video për t’u çtensionuar sadopak në prag të kësaj fundjave interesante.




EMISIONET