Nga Lezha, kreu i Shtetit Ilir Meta tha se do të bëjë çdo përpjekje për garantimin e të drejtave të shqiptarëve të bllokuar në kufij nga pandemia, por nga ana tjetër ai i apeloi të shmangin lëvizjet drejt Shqipërisë gjatë kësaj periudhe nëse kanë ndonjë emergjencë.

Meta: Do bëj çdo përpjekje për të garantuar të drejtat e tyre kushtetuese por duke pasur në konsideratë dhe mbrojtjen e tyre dhe qytetarëve tanë, të zbatohet masa e karantimit dhe bërjes së testeve aty ku ka dyshime. Të gjithë ata që kanë mundësi apo nuk kanë domodmoshmëri për të ardhur në vend të evitojnë sa të jetë e mundur lëvizjet në këtë periudhë.

Meta tha se COVID 19 është një sfidë për gjithë botën dhe vetë OBSH që nxjerr udhëzime në përshtatje me situatën.

Sipas Kreut të Shtetit, Qeveria ka bërë dhe po bën përpjekjet e saj, por shtoi se "është e rëndësishme të ketë një frymë më të madhe bashkëpunimi midis autoriteteve qëndrore dhe autoriteteve vendore si dhe gjithë autoriteteve dhe qytetarëve".

Sa i takon shpërblimit prej 5 mijë lekësh për muajin mars për stafin mjekësor të Urgjencës së Lezhës, Meta tha se nuk ka informacion zyrtar  por u shpreh besimplotë se premtimet e qeverisë ndaj bluzave të bardha do të mbahen.

Meta: Nuk dua të jap vlerësime për diçka që nuk kam informacion zyrtar por përshëdnes ekipin e mjekëve dhe infermierëve në Lezhë për punën që kanë bërë, janë ndeshur me këtë pandemi, kanë rrezikuar disa prej tyre dhe për fat të mirë situata tashmë është vendosur në kontroll. Mendoj se premtimet që janë bërë do të mbahen ndaj të gjithëve, sidomos ndaj mjekëve dhe infermierëve.

Deklaratat Meta i bëri pas takimit që pati me Prefektin e Lezhës, Gjok Jaku, ku vlerësoi punën dhe angazhimin e prefektit në këtë situatë.




/Ora News.tv/