Meta merr Strategjinë e re të BE: Të lexohet me vëmendje nga politika

Meta merr Strategjinë e re të BE: Të lexohet me vëmendje nga

Pas publikimit të Strategjisë së Bashkimit Evropian, ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin ia ka dorëzuar zyrtarisht Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Strategjia e re e Komisionit Evropian është “Një perspektivë e besueshme zgjerimi dhe një angazhim i thelluar i BE-së në Ballkanin Perëndimor”, si dhe Planin e Veprimit në mbështetje të transformimit të Ballkanit Perëndimor.

 Presidenti Meta nënvizoi se Strategjia e re e Komisionit Evropian është një dokument që duhet të lexohen me vëmendje nga faktorët politikë shqiptarë për t’u pasqyruar në përpjekjet dhe angazhimet e tyre drejt synimit të përbashkët të integrimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimit Evropian.

Kreu i Shtetit vlerësoi synimin për të pasur një angazhim gjithnjë e më madh si nga vendet e rajonit ashtu edhe nga Bashkimi Evropian në proceset transformuese drejt anëtarësimit të plotë të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

 

EMISIONET