Presidenti Ilir Meta mori pjesë sot (20 shtator) në përurimin e shtatore në Drenas të Kosovës, të dy të rënëve në luftën çlirimtare të Kosovës, bashkëshortët Fehmi dhe Xhevë Lladrovci.

Meta: "Le t’i themi faleminderit heroit Fehmi Lladrovcit dhe heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovcit që na bashkuan të gjithëve sot këtu për t’u uruar rikthimin në bronz në Drenas, në Drenicë e në Kosovë, pasi ata janë jo vetëm nderi i historisë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por janë nder i mbarë kombit shqiptar. Sepse janë një shembull i jashtëzakonshëm i sakrifikimit më sublim në emër të lirisë dhe të emër të idealeve më të mëdha të cilat sollën Kosovën e lirë dhe Kosovën e pavarur".

Të pranishëm në ceremoni ishte edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli si dhe shumë ish-luftëtarë të UÇK-së,

/Ora News.tv/