Presidenti Ilir Meta do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Edicioni i 55-të i Konferencës organizohet nga data 15 deri 17 shkurt 2019. Meta u ftua në Konferencë nga kryetari i saj, Ambasadori Wolfgang Ischinger.

Në Konferencë, pritet që të diskutohen dhe debatohen qëndrime lidhur me zhvillimet aktuale botërore, sfidat e rendit liberal botëror, multilateralizmi, marrëdhëniet transatlantike e kërcënime e reja për paqen dhe sigurinë në botë.

Konferenca ka si objektiv kryesor ndërtimin e besimit dhe gjetjen e zgjidhjeve paqësore për konfliktet.

/Ora News.tv/