Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka shfrytëzuar takimin me ministrin e Drejtësisë në Itali Andrea Orlando për ti bërë thirrje partive politike që të krijojnë ura dialogu për implementimin e reformës në drejtësi.

Gjata bisedës me ministrin i italian, kreu i shtetit tha se është me shumë rëndësi impelementimi i reformës, që procesi të udhëhiqet e të vendoset në shinat kushtetuese dhe Veneciane, në frymën e konsensusit të arritur më 21-22 korrik 2016.

Meta: Me kënaqësi te vecantë takova sot Ministrin Italian të Drejtësisë Andrea Orlando, të cilit pasi i shpreha mirënjohjen për ndihmën që ky vend mik i ka dhënë Shqipërisë në fushën e drejtësisë, nënvizova se në Shqipëri është shumë e rëndësishme implementimi i reformës në sistemin e drejtësisë ku forcat politike parlamentare pa vonesë duhet të krijojnë urat e dialogut konstruktiv, sa më shpejtë me qëllim që procesi të udhëhiqet e të vendoset në shinat kushtetuese dhe Veneciane, në frymën e konsensusit të arritur më 21-22 korrik 2016.

/Ora News.tv/