Presidenti Ilir Meta kërkoi mbështetjen e Gjermanisë për çeljen e negociatave me BE në qershor të 2019. Thirrja e kreut të shtetit vjen në një kohë kur vendi të përfshihet në një krizë politike, pasi opozita kalajmëruar djegien e mandateve dhe pas protestës kundër qeverisë që përshkallëzoi në incidente.

Meta: Tashmë, Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe vend kandidat për anëtarësimin në BE. Falë vizionit të kancelares Merkel, të mishëruar edhe në “Procesin e Berlinit”, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një aspiratë dhe një destinacion të qartë drejt integrimit europian. Ne shpresojmë se edhe me mbështetjen e paçmuar të Gjermanisë dhe me vullnetin e të gjithë vendeve anëtare, të jemi të gatshëm të çelim negociatat me BE-në qershorin e 2019-s.

Nga Berlini ku mori pjesë si i futar nderi në Konferencën Vjetore të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme gjermane Meta tha se shpreson se procesi i Berlinit mund të shërbejë si një katalizator katalizator dhe instrument i fuqishëm për reformat e nevojshme strukturore ekonomike, si dhe për krijimin e një “tregu të përbashkët rajonal".

Meta: Ky synim madhor mund të arrihet vetëm përmes investimeve strategjike të interkonektivitetit rajonal në infrastrukturë, energjetikë, apo sektorët të tjerë prioritarë, me synimin final fuqizimin e ekonomive tona, thithjen e investimeve të huaja, rritjen e produktivitetit e konkurrueshmërisë së produkteve si dhe përgatitjen e biznesit lokal dhe rajonal për tregun e përbashkët europian.

Meta vlerësoi parneritetin strategjik dhe marrëdhëniet e shkëlqyera të bashkëpunimit në të gjitha fushat mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë.

/Ora News.tv/