Presidenti i Republikës, Ilir Meta, shpreh dhimbjen e thellë dhe ngushëllimet e sinqerta për ndarjen nga jeta të Kryetarit të Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Luginën së Preshevës, z.Jonuz Musliu.

Meta: Me hidhërim të thellë e mësova lajmin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta të veprimtarit të devotshëm, patriotit të përkushtuar, me kontribut të vazhdueshëm dhe të jashtëzakonshëm për avancimin dhe përforcimin e të drejtave kombëtare dhe politike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, z.Jonuz Musliu.

Duke ndarë me ju dhimbjen e thellë për humbjen e këtij personaliteti të shquar, i përcjell ngushëllimet më të thella e të sinqerta të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, bashkëpunëtorëve dhe bashkëluftëtarëve të Jonuzit dhe në mënyrë të veçantë të gjithë familjarëve dhe të afërmeve të tij.”

/Ora News.tv/