Propozimi i Presidentit Ilir Meta për zgjidhjen e krizës politike është që në 13 tetor të zhvillohen zgjedhje të përgjithshme dhe zgjedhje për presidentin.

Në një konferencë për median nga selia e Presidentit kreu i shtetit ftoi Ramen të tregohet i përgjegjshëm.

"Të heqim dorë nga loja ambasadash" tha Presidenti duke e akuzuar kryeministrin e i nxitur nga disa të diplomatë po kërkon të instalojë juntën. Meta tha se ndërkombëtarët nuk kanë hallin e precedentit por të eksperimentit i cili nënvizoi nuk do të funksionojë.

13 tetor zgjedhje te pergjithshme dhe zgjedhje per presidentin

 Ilir Meta: Në 13 tetor edhe zgjedhje të përgjithshme edhe zgjedhje për presidentin. Dhe unë do kandidoj për president me këto kompetenca. Edi Rama dhe kuvendi socialist që nuk më dëshirojnë të vënë kandidat këtë të dëshirojnë.  

Kjo është rruga që e zgjidh këtë krizë të tmerrshme të përfaqësimit. Që mos shkojnë prapë të na futen nëpër ambasada apo sic me të drejtë u shpreh ministri i brendshëm italian. Nëse ka ndonjë propozim Rama le ta bëjë, nëse ka ndonjë propozim ndonjë ambasadë le ta bëjë. E ftoj Ramën të tregohet i përgjegjshëm, i ftoj përfaqësuesit e huaj mos bëhen qesharakë, mos tallen me Kushtetutën tonë. U tallën njëherë me Kushtetutën tonë kur i mbante iso Ramës dhe doktorit.

Duhet ti zgjidhim vetë gjerat këtu si burra shteti, të heqim dorë nga loja ambasadash. Se kështu bënte edhe me reformën në drejtësi lojë ambasadash. Çdo përpjekje që bëja unë për konsensus, sepse konsensusi ishte aty por ky nuk donte konsensus, ishin bërë një tufë intrigantësh vendas dhe ndërkombëtarë, ngatërronin dynjanë ngatërronin edhe Lulin, e zgjidha unë për 1 minutë. I thirra unë në zyrë dhe e zgjidha, kush nuk erdhi? Vetëm Edi.

 .... 

Zgjidhja ime në fillim  ishte hajde të bëjmë dialog. Ti tërhiqu nga 30 qershori ky tjetri të tërhiqet nga kërkesa që nuk ulet në tryezë me kryeministrin.  Ai nuk u tërhoq se donte të merrte të gjitha bashkitë siç i mori sipas tij. Cfarë ti bëja këtij tjetri?

Po nëse kryeministri nuk e pranon propozimin dhe nuk thellohet si do zgjidhet kjo krizë?

Ilir Meta: Do thellohet më tej nëse nuk zgjidhet tani. Ta zgjidhë si të dojë. Krizën e ka ai dhe ata që e nxisin atë në këtë rrugë të konfliktit dhe instalimit prakitikisht të një junte që ka asgjësuar cdo parim të shtetit të së drejtës. Që kërkon të asgjësojë cdo institucion dhe kërkon ta nxjerrë Shqipërinë nga rruga Europiane dhe nga çelja e negociatave dhe tia vërë fajin atij apo atij tjetrit. Të gjithë kanë faj vetëm ky s'ka faj. Në fund fare e di si mund të përfundojë kjo histori. Që ai të na nxjerrë ndonjë kartelë shëndetësore e të thotë: Po çfaj kisha unë që më besuat gjithë këto gjëra. Fajin e kishte Fatos Nano që më solli nga Franca. Fajin e kishte Ilir Meta që më bëri kryetar bashkie, populli shqiptar që më votoi. Unë s'kisha faji. Unë i papërgjegjshëm isha. Unë nuk dua që kjo histori të vihet në jetë sepse nuk është mirë as për të dhe as për popullin shqiptar që sheh shfaqje të tilla të shëmtuara. Të vijë këtu kur të dojë, të vijë dhe në takim me prindër të marrë ca ka me vete ata që ka me vete që nuk e lënë të japë zgjidhje për Shqipërinë.  Nuk kanë hallin e precedentit por të eksperimentit. Por ky eksperiment nuk do të funksionojë. Ta kenë të qartë."         

Nese duan te me shkrijnë te me shkrije populli 

Pyetje: A besoni se do të ketë ndryshime kushtetuese për zgjidhjen e presidentit nga populli?

Ilir Meta: A duan të zgjidhin krizën. Ti japin mundësi njerëzve të shprehen, kanë të drejtën e tyre. A nuk janë dakord me presidentin. A duan ta pjekin presidentin në furrë. Ta shkrijë haahhah qeshin ata. Hajde pra ta hedhim në popull dhe ta shkrijë populli.  Unë skam frikë. Këta pse kanë frikë.  Nëse ka frikë Luli nga zgjedhjet punë e tij, por... Edhe pak të drejtë ka Luli me të thënë të drejtën se ato dosje duhej të ishin zgjidhur me kohë. Dhe këto ambasadat që na japin zgjidhje që na çojnë në Korenë e Veriut duhet të kishin folur me kohë prë hetimin e atyre dosjeve. Vetëm përfaqësuesit e Bundestagut kanë kërkuar në mënyrë konsistente hetimet e dosjeve zgjedhore, si të Dibrës dhe Shijakut.


/Ora News.tv/