Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mori pjesë në Samitin e radhës së Krerëve të Shteteve të Procesit të Brdo-Brijuit, që u zhvillua në Shkup të Maqedonisë.

Në fjalën e tij kreu i shtetit shprehu mbështetje për negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

"Vendi im dhe Maqedonia fqinje morën së fundmi një rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit nga Komisioni Evropian. Vendimi i Këshillit të qershorit do të jetë me rëndësi strategjike për secilin prej proceseve tona, por edhe për rajonin në tërësi", tha Presidenti Meta.  

Ai Presidentin Gjorge Ivanov, Grabar-Kitarovic, Borut Pahor, Donald Tusk dhe Kryeministrit Boyko Borissov për takimin e suksesshëm dhe frytdhënëse.

Ndërsa shprehu kënaqësi që Shqipëria do të jetë mikpritësja e rradhës e Samitit te BB në 2019.

/Ora News.tv/