Presidenti Ilir Meta nuk ka menduar ende një pyetje që do të shtrojë për referendum, por në konferencën për gazetarët ai renditi disa nga çështjet ku qytetarët shqiptarë mund ta ushtrojnë këtë të drejtë me bindjen se vendimi i tyre do të jetë shumë herë më i mirë se ai i partive deri më sot.

Me tyre ai listoi edhe situatën e krijuar me Gjykatën Kushtetuese.

Ilir Meta: Doni si jam unë të shprehet populli shqiptar? Meqenëse po bëhet gjithë ky debat do të bëjnë reformë zgjedhore.Populli shqiptar të shprehet nëse deputetët do të zgjidhen drejtëpërdrejtë nga populli apo do të vazhdojnë të emërohen nga kryetarët e partive. Presidenti të zgjidhet nga parlamenti si është dhe ti thonë të kemi zgjedhur ne pse nuk na shërben, apo të zgjidhet nga populli dhe nuk ka detyrim ndaj askujt tjetër përveç popullit shqiptar. A doni zgjidhje për situatën aktuale? Kemi një debat të shpikur nga parlamenti që donte të vidhte në mes të ditës një anëtar të Gjykatës Kushtetuese, që ta kthente Gjykatën Kushtetuese në Gjykatë pushtuese.

Shumë mirë, hajde të shkojmë në popull me referendum. Ata thonë se rezoluta e tyre, që e ka bërë partia në Kuvend, është ajo dhe nuk njohin dekretin e presidentit. Ata njohin betimin te Lana të drejtësisë së Dvoranit dhe nuk njohin Kushtetutën që kanë miratuar përfaqësuesit e popullit shqiptar me 140 vota. Të shkojmë në popull: Jeni me rezolutën e Kuvendit apo dekretin e Presidentit? Ta zgjidhë populli shqiptar.Ata thonë se po pengon presidenti reformën në drejtësi, doni ti hiqni kompetenca kushtetuese presidentit?

Patjetër, referendum. Nëse populli shqiptar e merr atë vendim do ta respektoj. Kaq e thjeshtë. Edhe referendume lokale. Duan sot të shkatërrohet Vjosa, të bëhet referendum. Për inicineratorët. Ligji duhet të ishte bërë para 20 vjetësh dhe është bllokuar qëllimisht. Dialog nuk ka. Populli shqiptar ka vetëm një detyrë që të mos ikin nga sytë dhe këmbët, të kërkojë të zbatohet deri në fund e drejta për referendum.

Presidenti tha se rikthimin e  të drejtës së referendumit për popullin shqiptar e ka shndërruar në një mision të tij dhe pas realizimit të saj do të largohet nga politika.

Ilir Meta: Unë jam me popullin shqiptar, e shikoj si një mision për veten time dhe në momentin që do ti kthej këtë mundësi Shqipërisë do të largohem dhe unë nga politika, edhe nga Tirana do të largohem, por jo jashtë shtetit, do të iki për rafting. E kam për detyrë që popullit shqiptar t'ja kursejmë këtë tallje dhe poshtrim që i ka bërë dhe i bën çdo ditë kjo klasë politike.Nuk ka zgjidhje përveç referendumit në Shqipëri.

/Ora News.tv/