Maxhoranca dhe kryeministri Edi Rama akuzuan sot në seancë parlamentare presidentin Ilir Meta se po lobon kundër çeljes së negociatave. Si kryeministri Edi Rama ashtu dhe sekretari i Përgjithshëm, Taulant Balla folën për një letër ku siç deklaruan ata nga fillimi deri në fund kish hedhur vrerë mbi Shqipërinë.”

Disa orë më pas qarkulloi letra të cilën presidenti deklaroi se "ishte servirur nga maxhornaca" ku presidenti i kishte drejtuar komisionerit për fqinjësinë dhe zgjerimin Oliver Varhelyi

Letra mban më datën 3 mars 2020 dhe Presidenti “nuk fsheh fotografimin e fakteve lidhur me procesin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese ” siç shkruan ai.

Gjithashtu informon Varhelyi  edhe për padinë që ka bërë në SPAK ndaj ministres së Drejtësisë, kreut të Këshillit të Emërimevetë Drejtësisë.

Letra ne fb e presidentit-  Edhe presidenti për ‘hir të transparencës” sic shkruajti ai publikoi në facebook letrën. 

"Të dashur gazetarë, Meqënëse burime nga mazhoranca kanë servirur për një televizion, letrën zyrtare të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta drejtuar Komisionerit për Zgjerimin, për të krijuar keqkuptime, po detyrohemi ta publikojmë të plotë për të shmangur çdo interpretim dashakeq."

Meta flet hapur- Presidenti Ilir Meta prej kohësh ka ngritur zërin, jo vetëm publikisht por dhe tek diplomatët dhe ndërkombëtaret për gjëndjen në të cilën ndodhet vendi, duke akuzuar maxhorancën për tentativë për “grusht shteti” me “kapjen e Gjykatës Kushtetuese. Madje në tubimin e 2 marsit, presidenti Iir Meta paralajmëroi se do të firmosë shpërndarjen e parlamentit nëse shumica sipas tij nuk tërhiqet nga nisma për disa ndryshime në procedurat e betimit të anëtarëve të Gykatës kushtetutese.  Madje për këtë panoramë presidenti informoi dhe relatoren në Parlamentin europian Isabel Santos, kur ajo vizitoi Tiranen me 22 shkurt 2020.

 “Padiskutim ka një mosmarrëveshje, në lidhje me procedurën e emërimit të gjyqtarëve kushtetues, por kjo vjen nga interpretimi i ndryshëm prej shumicës qeverisëse e cila tenton të kapë Gjykatën Kushtetuese të vendit duke e shtuar këtë krizë sui generis në Shqipëri” shkruan Meta.

Presidenti informon në letër se ka respektuar të gjitha procedurat ligjore dhe kushtetuese.

“Gjatë gjithë kësaj kohe unë kam qenë transparent dhe kam informuar zyrën e delegacionit të BE-së dhe vendet e tjera anëtarë për cdo hap të këtij procesi. Kam bashkëpunuar me Komisionin e Venecias I cili është angazhuar për të dhënë një mendim lidhur me procedurën e emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. “

Gjithashtu Meta informoi Varhelyi për ligjin e miratuar nga maxhoranca në Kuvend për betimin e gjyqtarëve një ditë para se delegacioni I Komisionit të Venecias të mbërrinte në Tiranë.

Çdo lloj ndihmë e mëtejshme në gërryerjen e demokracisë dhe shtetit ligjor në vendin tim, do të përshkallëzojë krizën aktuale dhe inkurajojë ç’popullimin e Shqipërisë.

“Unë do të qëndroj i palëkundur në mbrojtje të integritetit të themelimit të Gjykatës Kushtetuese si e vetmja shpresë për një qeverisje me llogaridhënie përmes parimit Check and Balance, në mënyrë të posaçme përballë kësaj situate politike dramatike në Shqipëri.” shkruante Meta.

Letra eshte derguar nje dite pas tubimit dhe publikimit te draft raporti I KE-së sipas të cilit propozohej çelja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.


/Ora News.tv/