Presidenti, Ilir Meta, i ka dërguar një letër homologut të tij grek Prokopis Pavlopoulos, lidhur me situatën dramatike të cilën po kalon Greqia nga zjarret.

Teksa shpreh ngushëllimet për jetët e humbura, Meta lutet që të mos ketë viktima të tjera në njerëz dhe që zjarret e egra të vihen shpejt nën kontroll nga autoritetet zjarrëfikëse greke.

"Ju siguroj se, në këto momente të vështira, unë dhe populli shqiptar jemi krah jush dhe qytetarëve të Athinës e të gjithë Greqisë" shkruan Meta.


/Ora News.tv/