Meta për largimin e Agron Tufës: Tronditës, mosreagimi i asnjë institucioni

Meta për largimin e Agron Tufës: Tronditës, mosreagimi i

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, deklaroi sot se largimi i shkrimtarit Agron Tufa nga vendi pas kërcënimit familjarisht për shkak të detyrës ishte një nga lajmet më tronditëse.

Por më e rëndë për Presidentin, ishte heshtja institucionale për ngjarjen.

Ilir Meta: Ishte një lajm gjithashtu tronditës largimi i Agron Tufës, një shkrimtar i njohur dhe ish-drejtues i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit i cili u kërcënua familjarisht për shkak të detyrës dhe mendimeve të tij të shprehura publikisht. Ishte dhe më tronditës moreagimi i asnjë institucioni ndaj kësaj ngjarje apo të tjerave të ngjashme ku zyrtarë të ndryshëm gjenden para kërcënimeve të hapura publike dhe nuk reagon askush.

Komentet Meta i bëri gjatë konferencës "Liri pa urrejtje".

Ish-drejtori i Institutit për Studime të Krimeve të Komunizmit Agron Tufa kërkoi azil politik në një vend europian për shkak të kërcënimeve në detyrë.

EMISIONET