Presidenti i Republikës, Ilir Meta në konferencën për shtyp foli edhe për Soros. Edhe pse e ka mbështetur në vitin 2000, Meta kujton kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, i cili i ka thënë se shpesh komploton kundër demokracisë.

Ilir Meta: Në rast se ti nuk je i pavarur të marrësh vendimet e duhura në interesin e vendit tënd, kombit tënd dhe qytetarëve të tu, unë dhe gjithë shqiptarët e ndershëm që kanë ende gjak shqiptari, do ta mbrojmë Shqipërinë nga gjithë ata miliarderë që iu duket Shqipëria një mizë lisi dhe mund të tallen si të duan me strukturat e tyre të Deep State për State Capture. Kam dy fjalë edhe për miliarderin Soros. Nuk e kam dëgjuar me vëmendje Viktor Orbanin në vitin 2000 në janar, ku po i flisja me gjithë dashuri për Sorosin, se me thënë të drejtën atëherë na ndihmoi në kohën e opozitës se dhe ai socialist është në pikëpamje, edhe më tha keni kujdes se nuk është aq demokrat sa duket dhe shpesh komploton kundër demokracisë.

Do i them Soros i uroj jetë të gjatë, i uroj suksese edhe të birit që vjen shumë shpesh në Shqipëri se vjen shpesh edhe këtu, që t'ia them nga afër se shkon edhe në Kosovë e Serbi ti gëzojë ato miliardat e veta. Shqipëria është vërtetë një vend i vogël për përmasat e tij, të vazhdojë të punojë, të investojë në  tregje të mëdha, sepse Ilir Meta nuk është i rracës së Gruevskit. Është Presidenti i Shqipërisë dhe do i dalë për zot Shqipërisë. Është i rracës së politikanëve të rravës  Avni Rustemi, edhe i disa shqiptarëve të tjerë si Mit Sokoli, Vojo Kushi etj.

/Ora News.tv/