Presidenti Ilir Meta po ndjek nga afër operacionin për shpëtimin e të riut nga Tirana Klajdi Qato

nga gërmadhat e Vilës Palma në Durrës.

25-vjeçari po nxirret nga reparti i forcave speciale te mberritura nga Janina.

"Operacioni është tmerrësisht i rrezikshëm, milimetrik. Janë 6 kate mbi Klajdin që po qëndron heroikisht. Është rrezik i jashtëzakonshëm deri në fund, shpresoj që edhe Zoti të jetë me gjithë ne sot dhe për Klajdin që po lufton atje"tha Meta.

Nga shembja e vilës 6 katëshe ka humbur jetën Sadik Qato, ndërsa Vera Qato fatmirësisht u arrit të nxirrej e gjallë.

Operacioni i kërkim-shpëtimit do të vijojë edhe gjatë natës.

LEXO EDHE: Në rrënojat e vilës kërkohet trupi i të riut, 18 të vdekur nga tërmeti

/Ora News.tv/